Franca e fortë, barazojnë Holanda dhe Gjermania (Video)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Italia është mposhtur përkundër epërsisë në takimin ndaj Francës, përderisa në miqësoren tjetër të gjigantëve Holanda nuk arriti që të mposhtë Gjermaninë dhe të hakmirret për eliminimin nga Euro 2012.


Holanda luajti më mirë në sfidën ndaj Gjermanisë, ku Loeë bëri eksperimentime me formacion, teksa në fund rezultati ishte i barabartë, pa fitues, përkundër insistimit të vendasve.

Më interesante ishte sfida mes Italisë dhe Francës. Tandemi Rossoner i cili nuk po funksionon në klub, po funksionon në kombëtare. Montolivo asistoi për top golashënuesin Stephan El Shaaraëy, i cili realizoi për 1-0.

Mathieu Valbuena (37’) e barazoi rezultatin, për t’ua bërë me dije italianëve se asgjë nuk ka përfunduar.

Një asistim të Patrice Evras e shfrytëzoi për mrekulli Bafetimbi Gomis (67’), i cili e shënoi golin e fitores për Trikolorët.
Ishte kjo një përmbyllje e suksesshme e vitit kalendarik për Gjermaninë, Holandën dhe Francë, përderisa nënkampionia Italia ka vend për përmirësime. /Telegrafi/


Holland 0-0 Germany
 
Italy 1-2 France
 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!