Gerrard i penduar që nuk iu bashkua Mourinhos?

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka tërhequr vëmendjen e medieve me deklarimin e tij sensacional se do t’i pëlqente të luajë nën drejtimin e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho.
Strategu portugez e ka kërkuar anglezin pothuajse në të gjitha klubet që i ka menaxhuar. Ai për pak nuk mundi ta transferonte te Chelsea në vitin 2004 dhe 2005, periudhë kjo kur portugezi fitoi Ligën Premier dhe Kupën e Ligës. Por Mourinho e kërkoi atë edhe kur erdhe te Reali, duke u shprehur se nuk mund ta kuptonte pse Gerrardi ende luan për një ekip që nuk po fiton shumë.
Dhe tani kapiteni legjendar i ka befasuar të gjithë duke thënë: “Do të doja të luaja për Mourinhon, ‘të veçantin’”.
I pyetur për interesimin e Mourinhos, kur ky i fundit ishte te Chelsea, 32-vjeçari është përgjigjur:
“Liverpooli atëherë nuk ishte shumë konkurrues, kështu që më është dashur të mendohem shumë. Por unë përfundova duke thënë jo, dhe një vit më vonë përsëri i thash jo. Mirëpo, ai më kërkoi përsëri kur shkoi te Real Madridi, dy vite më parë”.
“I shoh disa lojtarë që fitojnë interes nga klube, si Real Madrid apo Barcelona dhe ata bëjnë luftë për të shkuar atje”.
“Por unë nuk kam qenë kurrë i tillë, për mua thjesht nuk ishte e shkruar të ndodhte”, ka thënë kapiteni i Liverpoolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...