Gjyqtari i Superligës, Janovaliu suspendohet për tre muaj

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka suspenduar për tre muaj gjyqtarin e futbollit, Ergyn Janovaliu. KD-ja vendimin e ka marrë të martën, pasi ka konstatuar se gjyqtari ka ofenduar përmes medieve kryetarin e Komisionit Profesional të Gjyqtarëve, Ruzhdi Breznica. 

Ndërkohë, KD-ja me dy ndeshje e ka dënuar edhe futbollistin e Ferronikelit, Fatih Karahoda, ndërkohë ndihmëstrajnerin e Hajvalisë, Agim Maliqi, e ka gjobitur me 300 euro. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!