Hendboll: Ndeshja e rivalëve të përbetuar

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Sot (e mërkurë), në Vushtrri, me fillim nga ora 18:00, zhvillohet derbi i rivalëve të përbetuar, Kosova dhe Prishtina, që këtë edicion kanë qenë të pamposhtura.

Tifozët vendas ‘Forca’ pritet që të bëjnë një atmosferë të veçantë për këtë derbi dhe flitet se do të shpaloset flamuri kombëtar 15 metra i gjatë.
Superderbi i hendbollit kosovar mund të jetë përcaktues për titullin e kampionit. Dy skuadrat kanë zhvilluar përgatitjet e fundit për këtë përballje të “nxehtë”.

Të dy skuadrat ende nuk kanë pësuar humbje këtë sezon dhe do të jetë ndeshja më e rëndësishme e tërë stinorit vjeshtor./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!