Holandë – Gjermani, parashikimi i ndeshjes

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Holandezët u eliminuan pikërisht nga rivalët e tyre të përbetuar, gjermanët, në Kampionatin Evropian 2012 dhe tani do të kenë rastin t’u hakmerren atyre në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 20:30.
Të Portokalltëve do t’u mungojnë disa lojtarë si Maarten Stekelenburg, Vann der Wiel, Wesley Sneijder, Kevin Strootman dhe Robin Van Persie.
Ndërsa edhe gjermanët kanë disa mungesa, duke e lënë kështu Joachim Low-in të eksperimentojë me disa lojtarë të rinj. Jerome Boateng, Holger Badstuber dhe Marcel Schmelzer janë lënë jashtë. Bastian Schweinsteiger dhe Toni Kroos janë të sëmurë, ndërsa të lënduar janë Sami Khedira, Mesut Ozil, Mario Gomez dhe Miroslav Klose.
Formacionet e mundshme:
Holanda 4-3-3
                              Krul
Van Rhijn – Heitinga – Martins Indi – Willems
    Van Ginkel – De Jong – Van der Vaart
           Kuyt – Huntelaar – Robben
Gjermania 4-5-1
                           Neuer
Hoëedes – Hummels - Mertesacker-Lahm
            L. Bender-S. Bender
Muller         -  Gotze  -                     Reus
                     Podolski
Kush mendoni se do ta fitojë takimin e sotëm? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente! /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!