Ibrahimovic, futbollisti më i mirë në Suedi

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, ka fituar për të gjashtën herë radhazi shpërblimin e futbollistit më të mirë në Suedi.
Sulmuesi i fuqishëm ka shënuar 28 gola në 32 paraqitje në Serie A për Milanin në sezonin 2011/2012, para se të kalonte te PSG gjatë verës.
“Kjo është një dëshmi që unë kam pasur një vit të mirë dhe unë vazhdoj të përparoj si futbollist. Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm do të qëndroj këtu dhe t’i them të njëjtat gjëra”, ka thënë 31-vjeçari.
Ibrahimovic këtë titull e ka fituar shtatëherë në tërësi, por gjashtë herë e ka fituar radhazi. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...