Iniesta: Mesi është numri një

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll beson se argjentinasi është lojtari më i mirë në futboll. Lionel Mesi kapi shifrën e 76 golave të realizuar brenda vitit kalendarik 2012, që është në konsumin e sipër, gjatë udhëtimit në transfertën me Majorkën të dielën, duke thyer rekordin personal të Peles, cka e vë atë në vendin e dytë, pas legjendës së Bajernit të Mynihut, Gerd Myler, i cili ka realizuar plot 85 gola në vitin 1972. Dhe Iniesta nuk ka dyshime se cili është lojtari më i mirë, por gjithashtu beson se rivali më i madh i Mesit për trofeun prestigjioz të “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo, duhet përshëndetur për atë që po bën.

“Leo është numri një. Pas kësaj, njerëzit le të votojnë për këdo që e gjykojnë të arsyeshme. Kristiano është një nga pretendentët e mëdhenj për këtë çmim dhe të gjitha çmimet individuale”, – citohet 28-vjeçari nga “AS”.

Iniesta vazhdoi duke thënë se arsyeja për suksesin në “Camp Nou” është besimi që tregon klubi për akademinë e të rinjve. “Çdo klub është i ndryshëm. Unë kam qenë me fat të mjaftueshme për klubin ku jam, sepse te Barcelona gjëja më e rëndësishme është besimi tek akademia. Nëse jo, askush nuk është i vlefshëm.”
Barcelona aktualisht gjendet në krye të La Liga, me një avantazh prej tri pikësh ndaj Atletiko Madridit. Ata do të takohen me Real Zaragoza në “Cam Nou”, më 17 nëntor, në ndeshjen e radhës për kampionat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...