Kampioni tregon forcën

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Manchester City ka paralajmëruar se edhe këtë edicion do të jetë pretendent kryesor për titull duke mposhtur Aston Villan me rezultat 5-0.

David Silva reagoi mirë në fund të pjesës së parë (43’), për të gëzuar tifozët në Etihad Stadium.
Sergio Aguero e dyfishoi rezultatin me një ekzekutim nga penaltia (54’).



Tjetër penalti për vendasit u akordua në minutën e 65-të, ndërsa Carlos Tevez ishte i saktë.
Kun Aguero realizoi golin e dytë personal (67’) pas asistimit të Tevez.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Carlos Tevez (74’), ndërsa asistimi ishte i Samir Nasri.

Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se Manchester Unitedi që zhvillon ndeshjen e kësaj jave ndaj Norwichit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!