“Kështu luante Milani” (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, November 03, 2012 | 0 Komente

Skuadra e Milanit ka treguar fytyrën e dikurshme me triumfin prej 5-1 kundër Chievos në San Siro.
Ndeshjen e hapi Urby Emanuelson në minutën e 16-të, ndërsa ky ishte goli i parë sezonal për holandezin në Serie A.
Mirëpo, vetëm pas dy minutash Sergio Pellissier i heshti përkohësisht tifozët vendas, me golin që rezultoi i nderit për mysafirët.
Një aksion të bukur të Rossonerëve e përfundoi me gol Riccardo Montolivo, për ta kthyer avantazhin e vendasve (37’).
Pa përfunduar pjesa e parë (41’), Milani shënoi edhe një herë. Ishte ky goli i parë për Bojan Krkic.
Në gjysmën e dytë i erdhi radha sulmuesit më efektiv të kuqezinjve, Stephan El Shaarawy, i cili shënoi golin e tetë personal në Serie A këtë edicion (75’).
Në minutat shtesë (90’+2), Giampaolo Pazzini e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas 11 javësh, Milani numëron 14 pikë, aq sa kanë Roma dhe Cagliari me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...