Kryeqyteti është i Lazios

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Lazio e ka mposhtur Romën me rezultat 3-2 në derbin e kryeqytetit italian të zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico.
Ishin Biancocelestët ata që treguan karakterin e vërtetë të skuadrës në këtë sfidë, edhe pse starti u takoi Giallorossëve.
Erik Lamela shënon në mënyrë kontroverse pas nëntë minutash lojë, por kjo iu hakmerr kur Antonio Candreva (35’) dhe Miroslav Klose (43’) realizuan për ta kthyer rezultatin në favor të Lazios.
Në fund të pjesës së parë me karton të kuq direkt u ndëshkua Daniele De Rossi, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në terren.
Në pjesën e dytë Lazio bëri proces të shkurtër, vetëm dy minuta pas fishkëllimës së gjyqtarit (47’), Mauri shënoi për 3-1.
Fundi i takimit u dramatizua, pasi Stefano Mauri u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (85’), ndërsa Miralem Pjanic shënoi nga gjuajtja e lirë (86’).
Megjithatë, 3-2 ishte dhe rezultati përfundimtar i derbit. Pas 12 javësh Lazio ka 22 pikë në tabelë, pesë më shumë se Roma.
Derbin romak e shijoi edhe mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i cili u inkuadrua në minutën e 83-të.
Në takimet tjera, Napoli ka fituar me rezultat 4-2 si mysafir i Genoas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...