Kuqezinjtë e Milanit refuzojnë ta shesin Niangun

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Ditë më parë është folur shumë mbi largimin e mundshëm të sulmuesit Mbaje Niang nga “Milanelo”. Por, pavarësisht këtyre thashethemeve, drejtuesit kuqezi duket se kanë besim tek aftësitë teknike të sulmuesit 19-vjeçar, i cili deri tani nuk ka luajtur për asnjë minutë në fushë. Milani e bleu kartonin e talentit francez për shumën e 2 milionë eurove. Dhe, sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, kuqezinjtë kanë refuzuar ta shesin atë për 3 milionë euro te klubi anglez i Evertonit. Sipas kësaj të përditshmeje, ka qenë administratori i klubit kuqezi, Adriano Galiani, ai që i është përgjigjur negativisht faksit të mbërritur në Milano nga drejtuesit e Evertonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...