Lille nëpërkëmbet nga Bayerni

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu ishte i jashtëzakonshëm në triumfin prej 6-1 kundër ekipit francez Lille.
Porsa filloi takimi (5’), Bastian Schweinsteiger çoi në këmbë tifozët në Allianz Arena. Claudio Pizarro doli në skenë me golin e parë në ndeshje (18’), i cili u pasua nga Arjen Robben (23’).
Mbrëmja e mrekullueshme e Pizarros vazhdoi me golin e dytë personal (28’) dhe me kompletimin e het-trikut pa përfunduar pjesa e parë (33’), ndërsa në të dy rastet asistues ishte Philipp Lahm.
Salomon Kalou shënoi në pjesën e dytë (58’), golin që rezultoi i nderit për mysafirët.
Kurse një tjetër lëvizje të bukur të Lahm e kompletoi me gol Toni Kroos (66’), për setin e parë.
Në kuadër të Grupit F ka fituar edhe Valencia me rezultat 4-2 kundër BATE Borisov.
Pas xhiros së katërt, Valencia dhe Bayern Munichu kanë nga nëntë pikë, ndërsa BATE ka gjashtë pikë në pozitën e tretë. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...