Man City nuk e kërkon Suarezin

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Manchester City ka mohuar spekulimet se është duke përgatitur ofertë për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Një zyrtar i klubit deklaroi për Manchester Evening News se nuk janë të vërteta njoftimet se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini dëshiron të sjell uruguaianin në skuadrën e tij.
Ditë më parë Daily Express kishte raportuar se kampioni i Premierligës kërkon Suarezin për të përforcuar edhe më tepër repartin sulmues që aktualisht përbëhet nga Sergio Aguero, Carlos Tevez, Edin Dzeko dhe Mario Balotelli. /Dukagjini.com

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!