Messi: Nuk bëj si CR7, bëj për Barcelonën

Unknown | Thursday, November 22, 2012 |


Lionel Messi ishte i ftuar special për prezantimin e imazhit të ri të EA Sport 2013. Ylli argjentinas dha një deklaratë para mediave në të cilën rikonfirmoj dashurinë e tij për Barcelonën. ndërsa u pyet nëse do ta kishte votuar vetveten.
"Unë nuk ngutem për asgjë. Kam kontratë me Barcelonën deri në vitin 2016 dhe jam i lumtur. Dëshiroj që këtë vit Topin e Artë ta fitoj Xavi apo Iniesta sepse janë dy lojtarë fantastikë. Nuk më interesojnë rekordet, vetëm suksesi me Barcelonën.
Unë nuk do ta votoja asnjëherë veten time, votoj atë që i shoh duke luajtur, Xavi e Iniesta më impresionojnë më së shumti. Në asnjë moment unë nuk bëjë diçka për Ronaldon, unë luajk për skuadrën time. Sa i përket trajnerit më të mirë për mua, ai mbetet Guardiola. Jam i bindur se me secilën skuadër ai do të dëshmonte aftësit e tij" deklaroi Messi./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!