Messi para 9 vjetësh debutoi për Barçën dhe atë kundër Mourinhos

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Para saktësisht nëntë vjetësh, 16 nëntor 2003, magjistari i futbollist, Lionel Messi ka debutuar për skuadrën e parë të Barcelonës.

Është interesant, premiera ka ndodhur kundër Jose Mourinhos, trajneri i cili sot është rivali më i madh i Messit dhe Barcelonës së tij.

Ndërkaq, më 16 nëntor të vitit 2003, katalonasit ishin mysafir të Portos në hapjen e stadiumit “Dragao”.

Në gjigantin portugez në atë kohë ishte trajner pikërisht Mourinho i cili në fund të stinorit e dërgoi Porton deri të titulli sensacional i kampionit evropian.
Messi në këtë ndeshje hyri në lojë si 16 vjeçar, ndërsa Porto pat triumfuar 2:0 me golat e Derleit dh Hugo Almeidas. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!