Milani planifikon ofertë për Carvalhon

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Milani raportohet se është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Ricardo Carvalho.
Ish-mbrojtësi i Chelseat do të jetë në shitje sërish në afatin kalimtar janarit, pasi kalimi i tij në Ligën Premier te QPR dështoi gjatë kësaj vere.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ishte në Madrid këtë javë për të biseduar rreth Carvalhos dhe mediat italiane raportojnë se ai planifikon të ofrojë 9 milionë euro për veteranin në janar. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!