Milanin e pret java e "ferrit"

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Skuadra e Milanit dalëngadalë po i afrohet fazës më vendimtare të këtij sezoni. Kuqezinjve nuk u falet më asnjë gabim në Champions League, pasi fushata e blerjeve gjatë merkatos së janarit do kryhet pikërisht me ato 15 milionë euro që do vijnë nga kualifikimi për në turnin tjetër (gjithmonë nëse kuqezinjtë do ia dalin mbanë të kualifikohen në 1/8). 

Por përpara se Milani të përballet me Anderlehtin, duhet të mendoj për Napolin. Dhe pas transfertës me Katanian do pres në San Siro Zenitin e Luciano Spallettit. Silvio Berlusconi sot do zbarkojë me helikopterin e tij në Milanello për të testuar psikologjikisht skuadrën. 

Por mbi të gjitha, për t’i karikuar në prag të këtyre dy javëve të vështira që i presin. Tashmë Milani duhet të marrë me çdo kusht katër pikë në dy ndeshjet e fundit të Championsit për të siguruar matematikisht kualifikimin në 1/8-at. Si rrjedhojë, kundër Anderlecht në Bruksel nuk mund të gaboj. 

Pra, me pak fjalë, kuqezinjtë gjenden në një situatë kritike. Dhe makthi mund të jetë edhe më i tmerrshëm se ky që kanë përjetuar deri tani. /albeu.com/

Ja kalendari:

17 nëntor
Napoli-Milan

21 nëntor
Anderlecht-Milan

25 nëntor
Milan-Juventus

30 nëntor
Catania-Milan

4 dhjetor
Milan-Zenit

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!