Neymar: Nuk është koha të kaloj në Europë
Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka thënë se është ende shumë herët për të që të kalojë në Europë dhe prandaj nuk e ka ndërmend ta bëjë një kalim në kontinentin e vjetër.
Neymar po lidhet fuqishëm me kalime te Barcelona, Chelsea dhe Real Madridi, por këto pohime ai vazhdimisht i ka mohuar, duke insistuar edhe kësaj radhe se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Brazili.
“Jam i kënaqur këtu në Brazil, jam i lumtur te Santosi. Unë e kam ëndërr të luaj në Europë, por është ende nuk është momenti i duhur”, është shprehur Neymar.
Category: Futboll
0 Komente