Nju Jork vazhdon serinë e fitoreve

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Nju Jork Niks edhe më tutje mbetet skuadra e vetme pa humbje në ecurinë e deritashme në NBA.

Madje, Niksët në mbrëmjen e kaluar kanë arritur të përmbysin epërsinë e Spërsve prej 12 pikësh në 7 minutat e fundit, duke iu gëzuar fitores, me rezultat 104:100. Rajmond Felton pati një paraqitje të shkëlqyeshme, duke shënuar 25 pikë e 7 asistime. Ndërkohë, tek Spërs, Toni Parker realizoi 19 pikë dhe Tim Dankan, 14 pikë. Majami Hit arriti të kthehet te fitorja në duel me Denver Nagets, me shifrat 98:93. Ndonëse luajtën pa Duejn Uejdin, kampionët arritën që ta fitojnë këtë takim, falë 27 pikëve, 20 kërcimeve dhe 7 asistimeve të Lebron Xhejmsit. Te Nagets më efikasi ishte Kenet Farid, me 16 pikë.

Rezultatet
Bruklin - Boston 102:97
San Antonio – Nju Jork 100:104
Denver - Majami 93:98

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!