Paliuka: Palermo bëri mirë që besoi tek Ujkani

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Emri i tij mbart historinë e portës italiane, ndaj edhe kur jep një mendim duhet dëgjuar me kujdes. Ky është Xhianluka Paliuka, ish-portier i Kombëtares së Italisë dhe shumë skuadrave në Serisë A. Në një intervistë së fundmi, Paliuka ka prekur edhe portën e Palermos, ku nuk i ka kursyer elozhet për Samir Ujkanin. 

“Ujkani është një portier që më pëlqen, sepse luan pa frikë. Në shumë raste kur ka pësuar gola e kam parë që nuk ka pasur asnjë faj, ndaj edhe gjykoj që drejtuesit e Palermos kanë bërë shumë mirë që i kanë besuar atij. Më vjen mirë për këtë gjë dhe jam i sigurt se ai nuk ka për të zhgënjyer”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!