Pike: Mesi një alien, Ronaldo më i miri i tokësorëve

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherrard Pike, i bën një krahasim shokut të tij të skuadrës, Lionel Mesi, dhe rivalit të përjetshëm të argjentinasit, Kristiano Ronaldos. “Këto krahasime sa vijnë e bëhen më të çuditshme, pasi edhe media sa vjen dhe e shton kërkesën për të tilla lajme. 

Por unë mendoj si shumica, Mesi është një alien, një jashtëtokësor me cilësitë më të mira në botë. Kristiano Ronaldo është gjithashtu një lojtar mahnitës, por ai është vetëm më i miri i njerëzve që mban toka, nuk është në nivelin e Mesit. Barcelona ka parakaluar në lojë Realin? Unë mendoj se ndryshimi më i madh mes këtyre dy klubeve lidhet me skuadrën tonë të të rinjve. Nëse ne nuk do kishim ndihmën e talenteve që rrisin moshat, vështirë të fitonim ndaj madrilenëve”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!