Prandelli: Vetëm unë mund ta menaxhoj Balotellin
Përzgjedhësi i italisë, Cesare Prandelli, ka pranuar se ai vazhdimisht i thotë Mario Balotellit se nuk ka kohë të mirret me të.
Prandelli thotë se ai është njeriu i vetëm që mund të merret ne mënyrë efektive me sulmuesin enigmatik, për shkak të mënyrës se si e trajton atë si person.
“Unë shpesh them i them Balotellit në formë të shakasë se jam njeriu i vetëm që është në gjendje ta menaxhoj atë. Ndoshta kjo për shkak se kam aq pak kohë për të”, ka theksuar Prandelli. /Telegrafi/
Category: Futboll