Reali 25 milionë për De Rossin

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Real Madridi raportohet se ka bërë një ofertë fillestar për yllin e Romës, Daniele De Rossi.
Dje, menaxheri gjeneral i Romës, Franco Baldini, deklaroi se ata janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për mesfushorin, në prag të afatit kalimtar të janarit.
Sportmediaset shkruan sot se Reali ka vepruar shpejt, duke bërë një ofertë fillestare në vlerën e 25 milionë eurove për De Rossin. Manchester City po ashtu pritet të futet në garë për nënshkrimin e italianit, në prag të afatit kalimtar dimëror.
Katër vite më parë, presidenti i Realit, Florentino Perez, bëri ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për De Rossin, e cila u refuzua nga skuadra italiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...