Rikthehet Bayerni

dardanmiftari | Saturday, November 03, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu e ka turpëruar Hamburgun para tifozëve të vet me rezultat 3-0, në ndeshjen kryesore të javës së dhjetë që u zhvillua të shtunën në Imtech Arena.
Me golin e katërt sezonal, Bastian Schweinsteiger e hapi takimin pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë (40’).
Porsa filloi fraksioni i dytë (48’), Thomas Mueller e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Një bashkëpunim me Franck Ribery e shfrytëzoi Toni Kroos për ta vulosur fitoren e bavarezëve (53’).
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu qëndron shtatë pikë para përcjellësve të parë, Schalke dhe Frankfurt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...