Ronaldo Realit: S’po më mbroni, IKA UNË

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Udhëtimi i Crsitiano Ronaldos në Portugali ka bërë që mediat e këtij vendi të zbulojnë detaje për të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo është duke kaluar sezonin e fundit në Real Madrid.
Ky lajm shokues ka qarkulluar në të gjitha mediat portugeze, ndërsa është transmetuar edhe në mediat spanjolle. Situata e fundit në Real ka bërë që Ronaldo të bindet për largimin e tij nga galaktikët.
Ronaldo është tejet i pakënaqur me reagimin e Realit për lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Levantes. Sipas Ronaldos klubi nuk ka reaguar për këtë, ndërsa nuk e ka mbrojtur as Pepen nga shpifjet e lojtarëve të Levantes.
Ronaldo thuhet se është i sigurtë tani se Messi mund të fitoj Topin e Artë, gjë e cila sipas tij është një faj i skuadrës së tij. Ylli portugez mendon se sikur Reali të ishte më kompakt për të, ai do të ishte favorit për këtë çmim.
Edhe lënia zhag e kontratës së tij është një problem që po e mundon portugezin. Sipas mediave portugeze Ronaldo do të largohet sigurtë në fund të këtij edicioni./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!