Shevchenko: Jo Ukrainës

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Andriy Shevchenko i ka thënë jo kombëtares Ukrainase, pasi ka marrë një ofertë të Federatës Ukrainase të Futbollit (UFF) për tu bërë trajneri i përfaqësueses.

Sheva nuk është menduar gjatë për të thënë jo ndërsa ka shtuar se ky hap në karrierën e tij është i parakohshëm: “Mendoj se udhëheqja e kombëtares është herët për mua.

Shpresoj që drejtuesit të kuptojnë vendimin tim.” Shevchenko është futbollisti që ka luajtur më shumë takime me Ukrainën (111 takime dhe 48 gola). Ish-sulmuesi i Milan dhe Chelsea u tërhoq nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Sheva nëse do të pranonte do të zëvendësonte në pankinë Oleg Blokhin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!