Shqipëria “frenon” Kamerunin e Eto’o-së

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Kombëtaria Shqiptare e Futbollit, e ka mbyllur më së miri këtë vit, në përballjen e saj miqësore me Kamerunin ku afrikanët shiheshin si favorit. 

Një barazim pa gola në Gjenevë i ka dhënë teknikut De Biasi mundësinë të provojë futbollistët e duhur, ndërsa kuqezinjve një rezultat pozitiv. 

Me shumë raste dhe shpesh herë para portës së Kamerunit, Kombëtaria Shqiptare edhe mund të kishte dalë fituese nga kjo përballje, megjithatë misioni është kryer, përballë një ekipi që në formacion kishte futbollistë të mëdhenj si Samuel Eto’o. Një barazim i tillë dinjitoz rrit besueshmërinë e trajnerit De Biasi ndaj të rinjve që ai kishte grumbulluar në këtë miqësore. 

Perfomancë e shkëlqyer e sulmuesit të Flamurtarit Telushi, i cili kishte mundësinë e artë ti jepte fitoren kuqezinjve. Pavarësisht kësaj Shqipëria ja ka dalë, të frenojë një skuadër e cila do të frikësonte këdo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!