Sise: Klubi nuk më jep më tasqebap

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Sulmuesi i Njukasëllit, Papis Sise, justifikohet se nuk po shënon me gola prej ushqimit që i shërbehet në mensën e klubit. “Sezonin e kaluar unë kalova një periudhë të shkëlqyer. Isha në formë të mirë fizike dhe shënoja shumë gola. Sivjet gjërat kanë ndryshuar paksa dhe mendoj se kjo ka të bëjë me ushqimin. Unë haja shumë shpesh tasqebap në klub, diçka që më pëlqen shumë dhe që mendoj se më ndihmon si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ndërsa sivjet nuk më kanë shërbyer më. Sa herë që shkoj në mensë, u kërkoj të më gatuajnë, por ata më thonë se nuk ka”, deklaroi Sise.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!