“Sulltan” Messi, ja se si u prit në Arabi

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente


Se popullariteti i Lionel Messit nuk njeh kufi, tregoi edhe arritja e tij në Arabi. Lionel Messi së bashku me përfaqësuesen e Argjentinës kanë arritur në kryeqytetin arab Riad.
Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Arabia është dashur të organizoi një pritje si kjo që u bë për Leo Messin. Aeorporti i qytetit ishte nën kontrollën e madhe të forcave të sigurisë në të gjitha anët. Në aeroport kishin dalur numër i madh i tifozëve arab të cilët i bënë nderin lojtarit argjentinas.
7 anëtar të sigurimit përkujdesseshin për sigurimin personal të Messit, ndërsa sheikë e zyrtarë të lartë dolën ta presin atë. Për të u ndanë edhe buqeta me lule ndërsa ishte i shtyer nga personat që donin të ishin pranë tij.
Argjentina do të zhvilloi miqësore me Arabinë të mërkurën ndërsa shumë bileta janë shitur për të parë në fushë Messin dhe Argjentinën. Pritja që i është bërë po quhet në mediat arabe e ngjashme me atë që i bëhet një sulltani.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...