Superliga: Të mërkurën fillon xhiro e 16-të

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.
Të mërkurën do të luhen pesë sfida, derisa të enjten në program është vetëm një ballafaqim.
Skuadra kampione në fuqi dhe lidere e renditjes, Prishtina, të mërkurën do të ballafaqohet me Dritën, e cila në fundjavë pësoi humbje të thellë kundër Llamkos Kosovës. Të “nxehta” pritet të jenë edhe duelet e tjera.
Raiffeisen Superliga, xhiro e 16-të:
E mërkurë,14.11.2012 nga ora 13.00:
Vëllaznimi-Drenica
Trepça-Liria
Feronikeli-Besa
Prishtina-Drita
Hajvalia-Hysi.
E enjte, 15.11.20123 nga ora 13.00:
Llamkos Kosova-Trepça ’89.
/Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...