Testamenti i Ferguson: Mourinhio dhe Ronaldo te M.United

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Kur i kanë mbetur vetëm pak kohë në krye të pankinës, së Manchester United, Alex Ferguson dëshiron ti lërë djajt e kuq në duar të sigurta. Sipas trajnerit skocez, Jose Mourinho është i vetmi që mund ta zëvendësojë denjësisht, ndërsa Cristiano Ronaldo do të kthehej bashkë me Mourinhio në shtëpinë e tij është shprehur Ferguson. “Përsa i përket Ronaldos, unë flas shpesh me të. Nuk mendoj se ka skuadra që mund të përballojnë kartonin e tij. Megjithatë, nëse do të largohej nga Reali, atëherë do të kthehej në Manchester”,-ka thënë Ferguson. Tekniku i cili ka 26 vjet në pankinën e Manchester do ti japë fund karrierës së tij pasi të mbyllet ky sezon. Ferguson dëshironte shumë ta mbyllte në mënyrën me të bukur, por shpresat e skuadrës së tij për të fituar titullin e kampionatit, janë të turbullta megjithëse Alex Ferguson është i paparashikueshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!