U mbajt turneu humanitar për "Futbollin e tavolinave"

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Coca-Cola Hellenic në Kosovë organizoi një turne humanitar të futbollit të tavolinës për të ngritur fonde për organizatën e Handikos, e specializuar në promovimin, mbrojtjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. T
urneu mblodhi përfaqësues të medieve dhe partnerë të tjerë, të cilët garuan në këtë lojë në një atmosferë argëtuese. Çdo ndeshje e fituar ka mbledhur pikë simbolike, p.sh një sasi të caktuar të fondeve, për të cilat Coca-Cola Hellenic në Kosovë i dhuroi për qëllime humanitare. Në një atmosferë të shkëlqyer, 4000 EURO u dhuruan për organizatën e Handikos-it.
Handikos u shpall kampione e këtij organizimi, ndërsa Indeksonline u shpall si skuadra më e gjallë./indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!