Vettel: Alonso dhe unë e meritojmë titullin

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Piloti i Red Bullit, Sebastian Vettel, është i bindur se edhe ai edhe rivali i tij kryesor, Fernando Alonso, e meritojnë titullin e kampionit të Formula 1 këtë sezon.
Dy gara pa përfunduar sezoni, kampioni në fuqi ka 10 pikë më shumë se piloti i Ferrarit (255 kundrejt 245), ndërsa kujtojmë se piloti spanjoll në një moment të sezonit ka pasur diferencë prej 42 pikësh ndaj pilotit gjerman, por ky i fundit arriti ta përmbysë diferencën.
“Mendoj se në fund fituesi do të jetë vozitësi që e meriton më shumë”, ka deklaruar Vettel, i cili në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve do të regjistrojë paraqitjen e 100-të në karrierë në Formula 1. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...