Wenger: Kriza do të kalojë shumë shpejt

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se “kriza” që ka kapluar Topçinjtë shumë shpejt do të kalojë te ndonjë klub tjetër.
“Kriza është si një zjarr me një erë të fuqishme, ajo lëviz shumë shpejt nga njëri te një klub tjetër. Dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi zjarri mund të kthehet shumë shpejt”.
“Ne jemi kritikuar shumë herë për shkak se kemi humbur shanse, por ne nuk jemi mësuar të kritikohemi për mos-krijim të shanseve. Struktura e skuadrës tonë është e bazuar në kreativitet”.
“Por, edhe pse situata është serioze, nuk është dramatike. Ju mendoni se unë jam i lumtur që nuk garoj për titull? Jo. Ne duam të kthehemi sërish në atë pozitë. Unë jam i bindur se ne do të kthehemi”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...