West Ham kërkon Beckhamin

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Bashkë-pronari i klubit West Ham United, David Gold, ka zbuluar se ata dëshirojnë të nënshkruajnë me mesfushorin në largim të Los Angeles Galaxy, David Beckham.

West Ham është lidhur me ish-lojtarin e Manchester United edhe në të kaluarën dhe Gold thotë se ata do të tentojnë ta rikthejnë Beckhamin sërish në Ligën Premier.

“Ai ishte ambasador në Londra 2012 dhe do të ishte një gjë fantastike nëse ai vjen te ne”.

“Ai është një djalosh i pjesës Lindore (të Londrës) dhe do të ishte e qëlluar t’i japë fund karrierës këtu. Ne po ashtu jemi qenë vetëdijshëm edhe për kontributin e tij për të na ndihmuar neve të sigurojnë Stadiumin Olimpik”, ka thënë Gold. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!