Willian kushton 35 milionë euro
Trajneri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, ka thënë se ekipi ukrainas nuk e ka ndërmend ta shesë Willianin te Interi për asnjë shumë më të ulët se 35 milionë euro.
Futbollisti brazilian është përfolur shumë kohën e fundit se do t’i bashkohet ekipit italian, por trajneri i tij e ka bërë të qartë se nuk dëshirojnë ta largojnë lojtarin.
“Nëse presidenti i Interit, Massimo Moratti, më pyet për Willianin, unë do t’i them atij se Shakhtari dëshiron të fitojë në Evropë dhe nuk dëshiron t’i shesë lojtarët. Ekziston një klauzolë për Willianin, që është 35 milionë euro”.
“Chelsea pagoi 31 milionë për Oscarin këtë verë. Diferenca mes Willianit dhe Oscarit është se Willian është shumë më i matur dhe deri tani ka arritur eksperiencë të mjaftueshme në Ligën e Kampionëve”.
“Chelsea dëshiroi ta blinte Willianin këtë verë për 20 milionë, por ne e refuzuam ofertën e tyre. Kështu që ata e transferuan Hazardin për 30 milionë. Fakti qëndron se në nuk dëshirojmë ta shesim atë”, ka thënë Lucescu. /Telegrafi/
Category: Futboll