Zabaleta: City shënjestër e të gjithëve

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, ka pranuar se është normale që klubi të jetë shënjestër e të gjithëve pasi ata janë kampionë në fuqi të Ligës Premier.
“Ne kemi bërë shumë hapa në katër vitet e fundit dhe pritjet kanë ndryshuar. Është normale kur ju e fitoni titullin, që njerëzit t’ju godasin me të parin rast”.
“Ju jeni aty lart për t’u qëlluar dhe ne do të arrijmë ta mbajmë peshën e kësaj. Kjo ndodh edhe me klubet tjera. Kështu janë gjërat”, ka thënë Zabaleta.
Ekipi i Roberto Mancini mposhti Tottenhamin me rezultat 2-1 gjatë të dielës, me edhe një gol të vonshëm nga zëvendësuesi Edin Dzeko, për të qëndruar dy pikë prapa liderit dhe rivalit të hidhur, Manchester United, në renditjen tabelare. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...