Anglia qeshet me UEFA-n për dënimet e Serbisë
Mediat angleze me plot të drejtë i kanë quajtur si qesharake dënimet e UEFA-s ndaj Federatës Serbe për incidentet e shkaktuara ndaj Anglisë në ndeshjen mes grumposhave U21.
"Turpi i turpit, mes të turpëruarve" shkuran një gazetë angleze për dënimet e UEFA-s."Ja se si do ta ta luftoj UEFA racizmin" shkuran një gazetë tjetër". Dënimi me 80 mijë euro për Serbinë, është vlerësuar si një motiv shtesë për të vazhduar me ritëm të njejtë në futboll, pasi që për një federatë evropiane ky dënim është tejet i lehtë.
Gishti përsëri duhet të drejtohet nga Michel Platini i cili njihet për përkrahjen e futbollit serb. Platini aktualisht ndodhet në Japoni ku është duke e shikuar Kupën e Botës për klube, ndërsa thuhet se ka kërkuar që ky dënim duhet të rishikohet edhe njëherë./indeksonline/
Category: Futboll