Barca i "bashkon" Messin me Guardiolën

Lina's | Friday, December 21, 2012 |


Barcelona nuk e ka harruar Pep Guardiolën. Skuadra katalonase i ka ofruar mundësinë trajnerit spanjoll që të niset me ekspeditën e skuadrës së Barcelonës në ceremoninë e 7 janarit ku do të ndahet Topi i Artë.
Barcelona i ka dërguar shkresë zyrtare Guardiolës ku i ka propozuar që ai të udhëtojë së bashku me Messin e Iniestën dhe pjesën tjetër të skuadrës në ceremoninë e FIFA-s.
Guardiola është i nominuar në garën për trajnerin më të mirë të vitit së bashku me Jose Mourinhon e Vicente Del Bosquen. Ende nuk ka përgjigje nga Guardiola për ofertën e Barcelonës./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!