Bombë nga Spanja: Mourinho te Inter!
Dukej se ishte një shaka për Krishtlindje apo një tentativë e gazetës katalanase "El Mundo Deportivo" për të lëkundur akoma më shumë raportet mes Jose Mourinhos dhe Real Madrid. Por tashmë ideja duket më serioze.
Edhe e përditshmja historike spanjolle "El Pais" shkruan se: Jose Mourinho po flirton me MAssimo Morattin për një rikthim bombë te Inter.
Në Spanjë janë të sigurtë se prishja e "Special One" me klubin madrilen ka ardhur pikërisht me ndërhyrjet e zikaltërve.
Moratti i propozon portugezit të njëjtën rrogë që merr te Real Madrid (12 milionë euro në sezon) por me afrimin e tij në skuadër pretendon të tërheqë shumë investitorë të huaj.
Por Inter para se të bindë Mourinhon për tu rikthyer në Serie A më parë duhet të mposhtë konkurrencën e fortë të PSG dhe Manchester City-t.
Category: Futboll

















