De Rossi përjetësisht të Roma

Lina's | Monday, December 24, 2012 |


Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka shuar shpresat e shumë klubeve të futbollit të cilat kanë tentuar që t’i sigurojnë shërbimet e tij në të ardhmen. De Rossi ka larguar çdo dyshim për largimin e tij nga Roma, duke deklaruar se Roma është shtëpia e tij dhe nuk e sheh veten larg saj.

Ai i ka në gjak ngjyrat verdh e kuqe.

“Këtu është shtëpia ime dhe nuk e shoh veten larg Romës. Kam lindur këtu dhe mendoj që gjëja e duhur është të luaj për Romën. Kam gjithçka për të qenë i lumtur”, ka thënë De Rossi.

Kohëve të fundit është përfolur shumë për interesimin e madh të Manchester City, Real Madridit, por edhe të PSG. Mirëpo si duket një kalim i tillë nuk pritet të ndodh.

“Nuk e kam menduar asnjëherë të luaj për një skuadër tjetër. Qëndrimi në Trigoira është diçka fantastike. Jam mësuar të ndjej presionin e një qyteti si Roma, jam rritur me të. Është diçka që të shoqëron edhe pse je një tifoz i thjeshtë. Kohët e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur nga pronarët, trajneri dhe lojtarët. Por gjithnjë ekziston dëshira për të bërë më të mirën. Për pronarët e rinj, Roma është një projekt afatgjatë dhe shpresoj që të arrijmë të fitojmë dicka të rëndësishme”, ka thënë mesfushori romak.

Loja e mirë ndaj Milanit duket të ketë risjellë qetësinë tek De Rosi që ka marrë komplimente edhe nga trajneri Zdenek Zeman.

Mesfushori 29 vjeçar në shkurtin e këtij viti nënshkroi kontratë 5-vjeëare me Romën, çka me shumë mundësi do të thotë mbylljen e karrierës me fanellën verdh e kuqe. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!