FIFA na lejon, Kosova tash si shtet

Unknown | Friday, December 14, 2012 |


FIFA më në fund i ka hapur rrugën e ndërkombëtarizimit për futbollin kosovar. Sot më 14 dhjetor 2012, KE i FIFA-s ka marrë vendim që Kosovës
t’i lejohen zhvillimin e ndeshjeve me grup-moshat e reja(që nënkupton U-15- U-21-23), përfaqësuesen e femrave dhe klubet e futbollit.
Me këtë rast kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, që aktualisht gjendet në Cyrih, vlerëson pozitivisht këtë vendim të FIFA-s, duke vlerësuar se ky është një hap i madh dhe historik për futbollin e Kosovës, sepse për herë të parë Kosova ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, me grup-mosha të reja, përfaqësuesen e femrave dhe klube.
Gjithsesi kjo nuk është gjithë ajo që kemi pritur, por ky është një hap tejet i madh drejt hapit final. FFK-ja, do të vazhdojë me ngulm të kërkojë lejimin e ndeshjeve miqësore dhe për Përfaqësuesen A.
Por, ky hap sigurisht do të na mundësojë të konsolidojmë përfaqësueset e grup-moshave të reja, Përfaqësuesen e femrave dhe në veçanti ky vendim për klubet e futbollit është i rëndësishëm sepse do të kenë mundësi ta prezantojnë skuadrën e tyre dhe futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e pse jo edhe në afirmimin e futbollistëve të Kosovës.
Po ashtu ky vendim ka peshë të veçantë sepse lejon prezantimin e shtetit të Kosovës me të gjitha atributet. Të hënën KE i FFK-së do të ketë një mbledhje të veçantë ku do të vlerësojë këtë vendim, ndërsa shpresojmë se vendimi do të vijë edhe me shkrim dhe i detajuar nga FIFA. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!