Garay në "llupen" e Fergusonit

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Afati kalimtar i Janarit, është afruar shumë, ndërsa qysh tani skuadrat kan nisur të mendojnë për transferimet e mundshme, gjatë këtij muaji, për ti përforcuar skuadrat e tyre. 

Manchesteri i Alex Fergusonit, është duke çaluar në mbrojtje dhe për këtë arsyje, trajneri skocez, ka nisur skautët e klubit drejt Portugalis, për ta shikuar qendërmbrojtësin argjentinas të Benfices, Ezequiel Garay.
Në ndeshjen, Benfica-Martimo, agjentët e "Djajve të kuq" ishin prezent, dhe u ndanë të kënaqur me paraqitjen e mbrojtësit, për të cilin Ferguson është i gatshëm të paguaj deri në 15 milionë funta, për ta përforcuar mbrojtjen e tijë.
Pas 18 xhirove të kaluara në Premier Ligë, mbrojtja e Manchester United, ka qenë katastrofale, duke pësuar hiç më pak se 25 gola, ndërsa sezonin e kaluar, e mbyllën kampionatin duke pranuar 33. (Betim Zeqiri/ORAinfo) 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!