"Ibra që nga fillimi ishte kopil i ndyrë”!

Lina's | Thursday, December 27, 2012 |


Njeriu i cili ‘zbuloi’ Zlatan Ibrahimoviqin, trajneri holandez Leo Beenhakker, ka folur hapur për temperamentin e sulmuesit të kombëtares suedeze.

“Nga fillimi ka qenë kopil i ndyrë! Edhe para 11vitesh e ka pasur të njëjtin temperament. Për këtë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua. Kur e kam parë për herë të parë pyetja - kush është ky djalosh”, ka thënë Beenhakker, i cili e solli Ibrën nga Malmo në Ajax në vitin 2001.

“Futbollistët e mëdhenj kanë temperament të dobët, por në terren kurrë nuk ju tradhtojnë. Në çfarëdo momenti mund ta ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes”, ka shtuar Beenhakker. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!