Lajm fantastik për Barcelonën

Unknown | Tuesday, December 18, 2012 |


Barcelona ka marrë një lajm tejet të mirë në orët e pasdites. Sipas raporteve të fundit që vijnë nga klubi katalonas, Eric Abidal do ti kthehet fushës javën tjetër.
Mbrojtësi francez do të bëjë rikthimin surprizë në fushë pas transplantimit të mëlçisë që kishte bërë muaj më parë.
Në kontrollën e bërë sot, stafi mjekësor që është përkujdesur për Abidal i ka konfirmuar lojtarit se ai është shëruar plotësisisht, ka fituar kondicionin e duhur dhe se mund të luaj në minutazhë të plotë.
Lajmi është mirëpritur nga skuadra e Barcelonës duke nisur që tani një përgatitje të madhe për rikthimin e mbrojtësit fantastik./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!