Lampard në skuadër me Bajramin?

Unknown | Tuesday, December 18, 2012 |


Frank Lampard pritet të braktisë Chelsean në afatin e janarit. Pas interesimit të disa skuadrave nga Evropa, Azia e Amerika, tashmë një destinacion vlerësohet edhe kalimi në ligën e dytë të Francës.
Lampard mund të bashkohet me ish trajnerin e Chelseat, Claudio Ranierin. Monaco është e interesuar për blerjen e yllit anglez pasi që skuadra është në rrugë të mirë drejt ngritjes në ligën e parë franceze.
Ranieri e ka vënë në plan të parë blerjen e Lampard pas pakënaqësive të tij në Chelsea. Nëse do të arrihej ky transfer, Lampard do të ishte bashk në skuadër edhe me një futbollist kosovar, yllin me pasaportë suedeze Emir Bajrami./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!