Pastore i panevojshëm te PSG

Unknown | Tuesday, December 11, 2012 |

E ardhmja e Javier Pastores do të jetë larg Paris Saint-Germainit, i cili ka vendosur ta shesë mesfushorin argjentinas, për të nxjerrë shumicën e parave të shpenzuara për të një vit e gjysmë më parë, 42 milionë euro nga Palermo. Kontrata e tij skadon në vitin 2016 dhe dëshira e tij është që të mbetet në kryeqytetin francez, por PSG ka plane të tjera. Në janar ata mendojnë për brazilianin Lucas nga San Paolo dhe Wesley Sneijderin e Interit, çka nënkupton se Pastore nuk ka më vend në qytetin e modës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!