Reali pranon 145 mil. euro dëmshpërblim për Ronaldon, CR7 në United?!

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Futbollisti portugez, dhe lojtari më i shtrenjtë në botë mund të kthehet në Manchester United, raportojnë mediat angleze.

Cristiano Ronaldo kthehet në Manchester United?! Ky lajm që deri para pak kohësh ishte i pamundur edhe të raportohej, tashmë gjithnjë e më shumë po shndërrohet në realitet.
Mediat angleze raportojnë se kthimi i portugezit në ishull është shumë i mundu, edhe pse CR7 ka kontratë me Realin edhe dy vjet.

The Sun shkon aq larg saqë thekson se tashmë marrëveshja është arritur, përfshirë edhe shumën e dëmshpërblimit.

Bëhet fjalë për 145 milionë euro, që sërish do të ishte rekord sepse, të rikujtojmë, Cristiano Ronaldo para tri vitesh kishte kaluar në Real për 94 milionë euro. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!