Rikthimi i Ronaldos në ManchesFERR

Lina's | Thursday, December 20, 2012 |


Cristiano Ronaldo do të rikthehet përkohësisht në stadiumin ku u bë i famshëm. Ylli i Real Madridit do të udhëheq skuadrën e tij ndaj ish skuadrës së tij Manchester United, pas shortit të hedhur në Champions League.
Supersfida e gjigandëve evropian vlerësohet si një nga më të fortat në raudin e radhës në Ligën e Kampionëve.
Sir Alex Ferguson do të jetë përball Jose Mourinhos, një përballje e 2 strategëve të famshëm evropian të cilët shpeshherë kanë gjetur fjalë të mira për njëri tjetrin.
Rikthimi i Ronaldos në Old Traford do të jetë diçka e bukur, por edhe emocionuese për të pasi që disa herë e ka përsëritur dashurinë për skuadrën angleze dhe tifozët e saj.
Stadiumi "Old Traford" mund të jetë ferri i Ronaldos në rast eliminimi pasi që Reali do të luaj ndeshjen e dytë në Angli, aty ku Ronaldo mahnniste me golat dhe aftësitë e tij./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!