Ronaldo mposht Messin në ‘Facebook’!

Unknown | Tuesday, December 18, 2012 |


Në ditët e sotme, futbolli luhet edhe në web dhe rrjetet sociale. Shumë yje të futbollit kanë profile shumë aktive në ‘Facebook’ apo ‘Twitter, ku mund të komunikojnë me miliona fansa që kanë në mbarë botën.

“Sportyou” ka publikuar listën me 10 futbollistët që kanë më shumë fansa në ‘Facebook’ dhe lajmi më i rëndësishëm rreth kësaj, është se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, këtu e mund rivalin e tij të përjetshëm, sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.

Ronaldo ka më së shumti fansa në ‘Facebook’, gjithsej 51,997 milionë fansa, derisa Messi është në vendin e dytë me 40,065 milionë. Vendin e tretë e në këtë renditje e mban futbollisti anglez, David Beckham, me 23,038 milionë fansa. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!